VLORË– Pas disa orësh përpjekjesh intensive, zjarri që përfshiu Pyllin e Sodës në Vlorë është vënë nën kontroll. Vatra kryesore e flakëve është shuar, ndërsa zjarrfikësit vijojnë të të qëndrojnë në terren për të monitoruar çdo riaktivizim të mundshëm, pasi era e fortë mund të favorizojë rindezjen e vatrave të mbetura.
Flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, duke rrezikuar edhe bizneset dhe zonat përreth. Përhapja e shpejtë e zjarrit u favorizua nga temperaturat e larta dhe era e fortë, çka e bëri më të vështirë ndërhyrjen e ekipeve në terren.
Në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan forcat zjarrfikëse, Policia e Vlorës, strukturat e Bashkisë dhe efektivë të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH) Fier. Gjithashtu, në ndihmë të tyre u bashkuan edhe banorë të zones.
Aktualisht, situata paraqitet e stabilizuar, ndërsa autoritetet vijojnë të mbajnë nën vëzhgim territorin për të parandaluar riaktivizimin e vatrave të zjarrit./ZËRI