
VLORË- Vlora është një nga qytetet më të prekur nga reshjet e shiut që prej mëngjesit të sotëm kanë pushtuar të gjithë vendin. Shumë rrugë të qytetit bregdetar janë përmbytur, ndërkohë që 8 familje në lagjen Pavarësia janë të rrethuara nga ujërat e zeza. Në videot e siguruara nga Zëri.ai shihet qartë se banorët kanë vështirësi që të hyjnë në shtëpitë e tyre, ndërkohë që prej orëve të para të mëngjesit janë në alarm nga frika e përmbytjeve.
Një qytetare, e cila është në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, tregon për Zëri.ai: Të shtunën që vajta të operohesha në spital, kur u ktheva e gjeta shtëpinë plot me ujëra të zeza. Blloqet dhe tullat i mbajmë aty përditë nga frika, kërkojmë vetëm që të na e rregullojnë, çfarë të themi ne. I kemi ngritur të gjitha karrige tavolina lart, se ka hyrë uji brenda.
Ndërkohë që kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha ka thënë se situate me përmbytjet është diçka që vazhdon prej 30 vitesh në Vlorë. “Kjo është një problematikë që vijon prej 30 vitesh.Për këtë qëllim duhet një projekt se bashku me qeverinë për ti dhënë një zgjidhje përfundimtare. Situata shqetësuese është krijuar në disa akse të qytetit. Ka patur shqetësime edhe në një banesë ndërsa sipas tij reshjet ishin më shumë intesitet duke krijuar edhe këtë problematikë”- tha Dredha.