Aktualitet

Vodhën para e dokumente në një shtëpi, shpallen në kërkim dy persona

Në banesë ata kanë marrë një shumë prej 500 euro, një aparat celular Samsung dhe një dokument udhëtimi.

F.m
Vodhën para e dokumente në një shtëpi, shpallen në
Foto Ilustruese

VLORË- Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi kanë vjedhur një shtëpi. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se ata janë futur brenda një shtëpie që ishte marrë me qira ngady vajza, shtetase të huaja. Në banesë ata kanë marrë një shumë prej 500 euro, një aparat celular Samsung dhe një dokument udhëtimi.

Njoftimi:

Komisariati i Policisë Vlorë, falë veprimeve të shpejta hetimore, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit A. T., 39 vjeç, dhe K. B., 41 vjeç, të dy banues në Vlorë. Këta shtetas dyshohen se më datë 06.12.2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një banesë të marrë me qira nga dy shtetase të huaja, njëra kolumbiane dhe tjetra venezueliane, një shumë prej 500 euro, një aparat celular Samsung dhe një dokument udhëtimi. Vijon puna për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB