Aktualitet

Vota e emigrantëve/ 10 ditë nga nisja e regjistrimeve, 50 mijë persona aplikojnë, refuzohen 15 mijë prej tyre

Sipas të dhënave 1 në 3 persona nuk e kanë kuptuar procesin, por ata kanë mundësi të aplikojnë sërish deri më datë 4 mars.

I.F
Vota e emigrantëve/ 10 ditë nga nisja e regjistrimeve, 50 mijë
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Procesi i aplikimit të Diasporës për zgjedhjet parlamentrare në Komisionin Qendror Zgjedhor po vijon me ritme të larta. 10 ditë pasi u hap platforma për t’u regjistruar, raportohet se 50 mijë emigrantë kanë aplikuar. Deri më tani 40,040 kërkesa janë shqyrtuar, ku nga këto 25,295 janë miratuar, ndërsa 14,745 janë refuzuar. Sipas të dhënave 1 në 3 persona nuk e kanë kuptuar procesin, por ata kanë mundësi të aplikojnë sërish deri më datë 4 mars.

Nga personat që kanë aplikuar 590 shqiptarë kanë përdorur të pasaportë apo kartë identiteti të skaduar. Një ditë më parë drejtori i KQZ, Ilirjan Celibashi, u dërgoi një letër partive politike dhe Këshillit të Ministrave ku u kërkoi shtyrje të afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për zgjedhësit me vendqëndrim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, deri në 30 maj 2025. Vlefshmëria e kartave të skaduara ID pritet të zgjidhet nga qeveria me akt normativ, pasi nuk realizohet me Kod Zgjedhor.

Në Platformën Elektronike të Regjistrimit janë regjistruar emigrantë nga 28 vende në botë. Për t'u regjistruar duhet të futeni në faqen e KQZ-së dhe të klikojnë në seksionin “votues nga jashtë”. Pasi të klikojnë duhet që të vazhdojnë me procedurat dhe kërkesat e Komisionit të Zgjedhjeve. Pasi aplikimi të ketë përfunduar, brenda 5 ditëve, KQZ u kthen përgjigje brenda 5 ditëve duke njoftuar nëse aplikimi i tyre është pranuar, ose jo. Nëse aplikimi është i suksesshëm, KQZ do t'u dërgojë emigrantëve fletën e votimit me postë. Pasi vullneti të jetë nënshkruar në letër, fleta e votimit do të kthehet sërish me postë në Shqipëri për t'u numëruar më 11 maj./ZËRI

Poll

MOS HUMB