Aktualitet

Vrasja e 22-vjeçares shqiptare, babai i viktimës: E takuam në komisariat të dashurin e saj dhe më përqafoi!

Babai i viktimës shprehet se ata filluan të shqetësoheshin, pasi vajza e tyre po iu shkruante mesazhe dhe nuk po i telefononte më.

I.F
Vrasja e 22-vjeçares shqiptare, babai i viktimës: E takuam në
Ilaria Sula dhe Mark Samson

ROMË- Babai i 22-vjeçares, Ilaria Sula, që u vra nga ish-i dashuri i saj, Flamur Sula tha se ata e kishin denoncuar të shtunën zhdukjen e saj. Më tej, ai rrrëfen se të dielën kishte takur në komisarit ish-partnerin e të bijës, Mark Somson, i cili i kishte thënë se ishte i shqetësuar për zhdukjen e saj. Babai i viktimës shprehet se ata filluan të shqetësoheshin, pasi vajza e tyre po iu shkruante mesazhe dhe nuk po i telefononte më.

“Hera e fundit që kemi dëgjuar Ilarian ishte të martën dhe na tha se do të kthehej në shtëpi të shtunën", tregon ai në një intervistë në programin "Chi l'ha Visto?"

"Ajo jeton me shoqet në Romë, ku ndjek universitetin. Ajo ishte telefonata e fundit, pastaj kemi marrë mesazhe nga telefoni i saj. Ishte sikur të ishte vajza ime që shkruante: 'Ciao, babi, mos u shqetëso. Jam mirë. Jam jashtë me një djalë dhe një vajzë. Do të kthehem në Terni pas një muaji’”.

Më tej, Flamur Sula vazhdon: Shkruante ‘mos u shqetëso, jam mirë’. Kjo gjë na ngriti dyshime. Nëse do të kishte qenë vërtet vajza ime, do të më kishte telefonuar. Të shtunën shkuam të bënim denoncimin për zhdukjen e saj. Më pas, të dielën, në komisariat takuam Mark Samsonin, të dashurin e vajzës sime. Nuk e dinim që ishin ndarë. Ai na tha se i vinte shumë keq dhe se ishte i shqetësuar për zhdukjen e saj. Duket i qetë, madje më përqafoi.

22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, është gjetur e vdekur. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas. Ky i fundit është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB