Aktualitet

Vrasja e kunetërve në Velipojë, Policia arreston dy punonjës të hotelit "Holiday", njëri prej tyre u plagos në këmbë

Në Velipojë mbetën të vrarë Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç, të cilët kishin lidhje familjare mes tyre. Autorët e masakrës së rëndë janë vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku, të cilët pas krimit të rëndë janë larguar nga vendi i ngjarjes

E.K
Vrasja e kunetërve në Velipojë, Policia arreston dy punonjës
Pamje nga vendi i ngjarjes

VELIPOJË- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona, që dyshohet se janë bashkëpunëtor në ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku humbën jetën dy të rinj, Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.

Mësohet se të dy personat e arrestuar kanë qenë punonjës në hotelin ‘Holiday’, në pronësi të familjes Frroku. Personat e arrestuar janë Mario Pali dhe Zyber Zagrad.

Ky i fundit bëjnë me dije burimet, u plagos mbrëmjen e kaluar me një plumb në këmbë. Të dy janë përfshirë në përplasjen fizike që përfundoi me dy viktima.

Ishte ora 21:00 e mbrëmjes së djeshme kur një konflikt banal i nisur rreth 2 muaj më parë degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit. Viktimë nga breshëria e plumbave mbetën Arsid Hoxha, 22 vjeç edhe Ersild Ishmi, 33 vjeç. Ndërsa autorë të dyshuar të kësaj vrasjeje të dyfishtë janë dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli. Ata ndodhen aktualisht në arrati.

Drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj tha në një deklaratë për mediat se shkak për ngjarjen dyshohet se u bë një debat i ndodhur në fund të muajit Qershor në hotelin e vëllezërve Frroku, mes kamarierit dhe kuzhinierit. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB