Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, zanafilla e konfliktit mes njërit prej viktimave dhe vëllezërve Frroku, pronar të hotelit ‘Holiday’

Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi u qëlluan me armë zjarri dhe humbën jetën në spital nga plagët e marra

E.K
Vrasja e dyfishtë në Velipojë, zanafilla e konfliktit mes
Drejtori i policise se shkodres duke folur nga vendi i ngjarjes

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku dy vëllezër, pronar të një hoteli, iu morën jetën dy të rinjve. Viktima të shtënave me armë mbetën shtetasit mbetën Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç, të cilët kishin lidhje familjare mes tyre. Autorët e masakrës së rëndë janë vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku, të cilët pas krimit të rëndë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ata janë pronar të hoteli “Holiday” në Velipojë, dhye ngjarja ka qenë vazhdim i një konflikti të nisur që në muajin Qershor, mes njërit prej viktimave, shtetasit Ersild Ishmi dhe kuzhinierit të hotelit në pronësi të vëllezërve Frroku. Drejtori i policisë Shkodër, Edmond Sulaj ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë, ndërsa viktimat morën nga 2 dhe 3 plumba, dhe humbën jetën disa minuta pas plagosjes në spitalin e Shkodrës.

Sulaj: Jemi njoftuar që rreth orës 21:00 të mbrëmjes në qytetin e Velipojës ka ndodhur një konflikt me armë zjarri. Si pasojë janë plagosur dhe më pas kanë gjetur vdekjen në spital shtetasit Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç. Mendohet që shkak i këtij konflikti është një debat midis dy viktimave dhe pronarëve të hotelit, Eduart dhe Gëzim Frroku. Shkak i këtij konflikti ka qenë një debat i ndodhur në datën 28 qershor të këtij viti mes kamarierit dhe kuzhinierit të këtij lokali. Aktualisht policia është angazhuar maksimalisht për dokumentimin e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe shoqërimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar si dhe personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale.

33-vjeçari Ersild Ishmi rezulton se më 30 qershor 2024 ka kanosur me armë kuzhinierin e një lokali në Velipojë. Kjo pasi kuzhinieri, kishte një konflikt me kushëririn e 33-vjeçarit. Ishmi, pasi ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin te lokali, hodhi armën dhe u largua me shpejtësi, ndërsa policia iu vu në ndjekje. Ai u arrestua më 14 korrik dhe aktualisht ndodhej në “arrest shtëpie”. Masë të cilën duket se e ka thyer mbrëmjen e djeshme, dhe së bashku me kunatin e tij, ka shkuar për t’u sqaruar pranë hotelit të vëllezërve Frroku, ku e pritën me breshëri plumbash, duke shkaktuar tragjedinë e dyfishtë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB