Aktualitet

Vrasja e Renis Dobrës, lihet në burg Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj, dy vëllezërit ende në kërkim

Renis Dobra u vra dhe u hodh në liqenin e Ulzës mbrëmjen e 8 Korrikut. Vrasja e 23-vjeçarit u zbardh më 16 Korrik, ku u vendosën në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, pasi pikasjes nga kamerat e sigurisë së bizneseve gjatë aksit Burrel-Tiranë.

F.m
Vrasja e Renis Dobrës, lihet në burg Petrit Çakrri dhe Fatjon
Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj

DIBËR- Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj, të dy të vënë në pranga dhe të akuzuar për vrasjen e Renis Dobrës janë lënë në burg nga Gjykata e Dibrës. Seanca u mbajt sot, ndërkohë që janë ende në kërkim dy vëllezërit e Fatjon Bushgjokës, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, që dyshohet se janë larguar nga Shqipëria.

Renis Dobra u vra dhe u hodh në liqenin e Ulzës mbrëmjen e 8 Korrikut. Vrasja e 23-vjeçarit u zbardh më 16 Korrik, ku u vendosën në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, pasi pikasjes nga kamerat e sigurisë së bizneseve gjatë aksit Burrel-Tiranë.

Por çfarë konflikti kishte Renis Dobra me vëllezërit Bushgjokaj?

I riu kishte punuar në Gjermani për ta, si shitës i lëndëve narkotike, por në jo pak raste kishte vjedhur paratë që duhet t’ua dorëzonte atyre. Justifikimi ishte gjithmonë i njëjtë: policia më ndoqi dhe hodha drogën!

Kështu, lënda narkotike konsiderohej e humbur, por në fakt Dobra e kishte shitur dhe paratë i kishte mbajtur vetë.
Kur tre vëllezërit e kuptuan këtë gjë, menduan hakmarrjen. Ata u vunë në kontakt dhe me Petrit Çakrrin, i cili është i njohur si një prej dëshmitarëve okularë të vrasjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari dhe ka vetëm pak kohë që është liruar nga burgu.

Çakrri mori dy automjete me qira që u përdorën nga tre vëllezërit në krim. Ata e ndoqën për tre ditë me radhë Renis Dobrën dhe në momentin që e pikasën pranë fshatit Madhesh ku dhe banonte, e rrëmbyen. Kamerat e akseve rrugore në Mat dhe GPS-i i makinave zbuluan dhe lëvizjet e vëllezërve. Madje, është publikuar dhe momenti kur ata e marrin peng të riun.

Tashmë Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj janë vënë në pranga, ndërsa dy vëllezërit, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, janë shpallur në kërkim.

Fatjon Bushgjokaj është edhe një emër i njohur për autoritetet pasi bashkë me të dashurën e tij, Kristina Pjetri, rezulton se ka kryer një sërë vjedhjesh.

Ai u vu në pranga në vitin 2017, por në tetor të vitit 2019 u arratis nga burgu i Rrogozhinës. Fatjon Bushgjokaj mori leje për të dalë nga burgu, por nuk u kthye më në qeli./ZËRI/

Poll

MOS HUMB