SARANDË- Këtë të hënë janë njëra pas tjetrës, seancat per caktimin e mases se sigurimit ndaj 31-vjecarit Kostandin Vogli dhe 50-vjecarit Tori Ruci alias Viktor Ruci, të përfshirë në konfliktin që degjeneroi në vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, mbrëmjen e 7 majit në Gjashtë të Sarandës.
Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për 31-vjeçarin Kostandin Vogli, ndërsa la në fuqi masën “arrest në shtëpi” për 50-vjeçarin Viktor Ruçi.
Mësohet se i pari që doli para togave të zeza për t'u njohur me masën e sigurisë ishte 50-vjecari Tori Ruci, i ndaluar nga policia të shtunën, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Sipas vendimit të gjykatës, Ruçi do të vijojë të qëndrojë në banesën e tij në fshatin Gjashtë të Sarandës, pa të drejtë largimi.
Më pas, seanca për Voglin, u zhvillua në ambientet e spitalit “Petro Nako” në Sarandë, ku ndodhet i shtruar nën masa sigurie, pas plagosjes me armë zjarri në këmbë. Mësohet se prokurorja e çështjes, Armida Kaçi, kërkoi masën “arrest në burg” për akuzat “Moskallëzim i krimit”, “Shkatërrim i pronës” kryer në bashkëpunim dhe “Kanosje” e kryer në bashkëpunim.
Kostandin Vogli rezulton person me precedentë penalë për “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërkohë që në gusht 2023 ishte shpallur në kërkim për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “kultivim i bimëve narkotike” por nuk dihet nëse ka kryer dënim për këto vepra.
Gjithashtu, edhe Tori Ruçi (alias Viktor Ruçi), me origjinë nga Tepelena dhe banues prej vitesh në fshatin Gjashtë të Sarandës, rezulton me precedentë penalë dhe nën hetim për trafik droge. Konflikti dyshohet, se ka lidhje me mosmarrëveshje pronësie për një lokal në zonën bregdetare, ku më herët ka pasur përplasje mes Ruçit dhe Voglit.
Kostandi Vogli dhe Viktor Ruçi janë dy emra kyç në ngjarjen e rëndë që lidhet me një konflikt pronësie, për një lokal në zonën bregdetare, ku më herët ka pasur përplasje mes Ruçit dhe Voglit.
Dinamika:
Mbrëmjen e 7 majit, sipas deklaratës zyrtare nga polica, Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla, kanë shkuar në lokalin e viktimës, Rexhep Ismailit dhe janë drejtuar te tavolina ku ndodheshin shtetasi Tori Ruçi i shoqëruar nga viktima dhe persona të tjerë të pranishëm duke filluar menjëherë konfliktin me sende të forta me këta shtetas.
Konflikti ka përshkallëzuar ku viktima Rexhep Ismaili ka marrë automatikun, duke hapur zjarr disa herë ndaj grupit të të rinjve. Më pas, Lulzim Tabaku, e ka qëlluar me pistoletë me plumb në kokë Ismailin. Gjatë shkëmbimit me armë i plagosur mbeti edhe Kostandin Vogli./ZËRI