Aktualitet

Vrasja e shqiptares në Greqi/ Dëshmitarja tregon momentet e fundit: Bërtiste 'ndihmë, ndihmë'!

Klienti dëgjoi vajzën që thërriste për ndihmë dhe njoftoi Policinë.

f.t
Vrasja e shqiptares në Greqi/ Dëshmitarja tregon momentet e fundit:
pamje nga vendngjarja

GREQI-Momentet e fundit dramatike që 40-vjeçarja ka jetuar në Menidi para se të binte e vdekur nga thika e vrasësit, i ka përshkruar pronarja e një biznesi, e cila lajmin tragjik e ka mësuar nga një klient i saj. Siç tregon ajo, e cila në atë moment ndodhej në dyqanin e saj, klienti dëgjoi vajzën që thërriste për ndihmë dhe njoftoi Policinë.

“Në mëngjes vij në orën 5.10, pi kafen dhe hyn një klient dhe më thotë ‘mbylle derën, mos e hap derën se kanë vrarë një vajzë këtu, kam marrë Policinë.  U tremba dhe nuk e pyeta por edhe atëherë më thotë mos e hap derën por telefono Policinë. Vajza bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’ dhe thirri policinë”, tregon ajo.

40-vjeçarja dyshohet se u vra me thikë nga bashkëshorti i saj, Eduart Danaj i cili është shpallur në kërkim. Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit. Trupi i pajetë është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB