Aktualitet

Vrasja në Ferizaj/ Prokuroria jep detaje: U rrezikua jeta e personave të tjerë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ka kërkuar që Gjykata të caktojë masën e paraburgimit prej një muaji për Festim Ramadanin.

F.I
Vrasja në Ferizaj/ Prokuroria jep detaje: U rrezikua jeta e personave
Festim Ramadani dhe Sadri Sadriu

KOSOVË-Prokuroria e Kosovës ka dhënë detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmbë në parkingun e një salle dasmash në Ferizaj të Kosovës, ku u qëllua për vdekje 89-vjeçari, Sadri Sadriu nga Lugina e Preshevës. Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ka kërkuar që Gjykata të caktojë masën e paraburgimit prej një muaji për Festim Ramadanin dhe J.M, të dyshuar për vrasjen e 89-vjeçarit në fshatin Bibaj të Ferizajt më 16 gusht.

“Në hyrje të parkingut të sallës së dasmave në fshatin Bibaj, i pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privojnë nga jeta sapo vërejnë të ndjerin se hyn në parkingun e lartëcekur, të pandehurit secili me automjete të veta ndalen në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur në mjet të fortë [teshlicë] dhe është vërsulur në drejtim të ndjerit. Kurse i pandehuri F.R., me armën zyrtare automatike ka shtënë disa herë në të ndjerin S.S., dhe me atë rast vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin”, thuhet në njoftim.

Poll

MOS HUMB