Aktualitet

Vrasja e Gëzim Sinomatit/ Policia ofron 30 000 euro shpërblim për çdo informacion

23-vjeçari u vra të dielën e shkuar, teksa i riu kishte dalë në ballkonin e shtëpisë për të pirë një cigare. 

k.m.
Vrasja e Gëzim Sinomatit/ Policia ofron 30 000 euro shpërblim për
Gëzim Sinomati

VLORË- Policia e Vlorës ka vendosur në dispozicion një shumë parash prej 30 mijë eurosh për këdo që ofron informacione për vrasjen e Gëzim Sinomatit. 23-vjeçari u vra të dielën e shkuar, teksa i riu kishte dalë në ballkonin e shtëpisë për të pirë një cigare. Për të kapur autorët e vrasjes së tij, autoritetet ftojnë qytetarët që të ndihmojnë në dhënien e informacionit që mund të çojnë në identifikimin e vrasësve. 

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Vlorë

Lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 07.01.2024, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç, grupi i posaçem hetimor vijon veprimet e thelluara dhe kontrollet e pandërprera për zbardhjen dhe dokumentimin e saj. Në këtë kuadër, DVP Vlorë fton qytetarët që të japin informacion për këtë ngjarje dhe ofron shpërblimin 30 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vë në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694173022, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

22-vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua me një plumb mbrëmjen e 7 janarit në Vlorë. I riu sapo ishte kthyer në Shqipëri për festa teksa nuk raportohet të ishte një person problematik dhe me precedent penal. Pista kryesore e kësaj ngjarje dyshohet të jetë ajo e hakmarrjes pasi babai i viktimës ka qenë pjesë e bandës së Gaxhait në vitin 1997 dhe aktualisht ndodhet në burg për vrasje të ndodhur në vitin 2002. Babai i 22-vjeçarit njihej në Vlorë dhe me nofkën “Sokol buzëderri”./ZËRI

Poll

MOS HUMB