
TIRANË- Erion Veizi, i cili akuzohet se ka vrarë efektivin e Policisë së Shtetit Azem Meshini më 4 Qershor 1999, është dërguar këtë të martë në regjimin ''41 bis''. Nuk dihen ende arsyet e transferimit të tij në regjimin e posaçëm.
Erion Veizi, u arrestua pak ditë pas ngjarjes, pasi ishte shpallur në kërkim nga blutë e kryeqytetit. Vrasja e efektivit ndodhi më 4 Qershor pranë stacionit të trenit në Tiranë. Bashkë me të u arrestuan dhe tre persona të tjerë. Konkretisht, Enton Tahiri, Shpëtim Lala dhe Xhevahir Muça.
Po ashtu ata akuzohen dhe për vrasjen e Dardan Gostivarit, i cili ishte vrarë një ditë para policit. Në momentin e arrestimit atyre iu sekuestruan, tre automatike kallashnikov, me të cilët të akuzuarit kanë kryer krimet, fisheke, jeleke antiplumb dhe është bllokuar makina e të akuzuarit Muça me të cilën mendohet të jenë kryer të dy krimet./ZËRI