Aktualitet

Vrau Egli Progën/ Denis Meçe, AKUZOHET për 'vrasje nga pakujdesia', shmang dënimin me 20 vjet burg

Edhe pse u la në burg, vendimi nuk është pritur mirë nga familjarët e viktimës, të cilët kanë qenë të pranishëm pranë ambienteve të gjykatës.

f.t
Vrau Egli Progën/ Denis Meçe,  AKUZOHET për 'vrasje nga
Denis Meçe , Egli Proga dhe Jonida Proga

TIRANË-Denis Meçe, i arrestuar për vrasjen e Egli Progës në Pogradec, pasditen e 11 gushtit, është lënë në burg nga gjykata e Korçës, me akuzën e 'Vrasjes nga Pakujdesia'. Ndërsa Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, të arrestuar për moskallëzim krimi, u lanë me masën 'detyrim parqaitje'. 

Policia bëri të ditur se e ka referuar ngjarjen në Prokurori si vrasje me dashje, e cila sipas kodit penal dënohet nga 10 gjer në 20 vjet burgim. Por prokuroria, pas 48 orësh, kur e ka dërguar dosjen për vlerësim në gjykatë ka ndryshuar akuzën për Denis Meçen, duke e referuar tashmë ngjarjen si vrasje nga pakujdesia, duke e zbutur atë në maksimum. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 5 vjet.

Edhe pse u la në burg, vendimi nuk është pritur mirë nga familjarët e viktimës, të cilët kanë qenë të pranishëm pranë ambienteve të gjykatës.

“Po flisni për padrejtësi që filloi nga Policia e Shtetit, padrejtësi duke filluar nga regjistrimet, çdo akt që kanë sjellë ata, akt që ka shoqëruar edhe gjykatën në padrejtësi. Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, flasim për padrejtësi të menjëhershme, në kohë, në bashkëpunim. Flasim për banda të bëra bashkë”, tha motra e viktimës, Jonida Proga.

Ndërkohë shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë një gjobëvënie, e cila ka çuar Denis Meçen të rrahë për vdekje Egli Progën. Kjo është edhe njëra nga pistat të cilat po hetohet nga prokuroria, ndërkohë veprimet hetimore do të mbledhin fakte të tjera për dosjen, ku do të merren dhe dëshmi nga persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Egli Proga ndërroi jetë të shtunën, si fillim ngjarja u raportua si aksident, ku u tha se viktima humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në Rrugë./ZËRI

Poll

MOS HUMB