Aktualitet

Vrau gruan dhe më pas i vuri flakën shtëpisë, gjendet i pajetë 42-vjeçari shqiptar në Zvicër

Autori është identifikuar Ramiz Berisha nga Malisheva, Kosovë, ndërsa bashKëshortja e tij, ende nuk është identifikuar, por mësohet se është 38 vjeçe.

I.F
Vrau gruan dhe më pas i vuri flakën shtëpisë, gjendet i
Ramiz Berisha

ZVICËR- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Epagny, Zvicër, ku një 42-vjeçar shqiptar nga Kosova ka vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri. Sipas mediave të huaja, 42-vjeçari ka dalë jashtë shtëpisë ku ka qëlluar në ajër dhe më pas ka hyrë sërish brenda. Ndërsa, më pas ai i ka vendosur falkën shtëpisë, duke u vetëvrarë. Autoritetet zvicerane lajmërojnë se brenda në shtëpi janë gjetur dy trupa të pajetë. Autori është identifikuar Ramiz Berisha nga Malisheva, Kosovë, ndërsa bashKëshortja e tij, ende nuk është identifikuar, por mësohet se është 38 vjeçe.

Çifti mësohet se ishin prindër të 4 fëmijëve të mitur. Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e 10 prillit. Ishin banorët e fshatit, që dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe kanë parë Ramiz Berisha, të dalë nga shtëpia pas tyre.

Pas pak ai u rikthye sërish brenda, ku mendohet se pasi ka vrarë bashkëshorten, i ka vënë zjarrin shtëpisë ku për rrjedhojë humbi jetën. Ndërsa, katër fëmijët e mitur nuk kanë qenë të pranishëm në momentin kur ka ndodhur ngjarja./ZËRI

Poll

MOS HUMB