
GREQI- U la i lirë me kusht 50-vjeçari shqiptar, Fatmir Talellari që vrau kunatin. Pas lirimit nga Gjykata greke vendimi u prit me lot nga tre vajzat e tij të cila i janë hedhur në krah.
Siç raportojnë mediat greke, hetuesi dhe prokurori nuk ranë dakord për rastin e 50-vjeçarit dhe Këshilli Gjyqësor në Volvos do të vendosë për këtë çështje. Fatmir Talellari tashmë do të zbatojë vendimin e gjykatës, duke qëndruar në banesën e njëjtjë me të bijën.


Pak ditë më parë 50-vjeçari mori vesh për abuzimin seksual që vajza e tij ka përjetuar që në moshën 9 vjeç nga vëllai i gruas së dytë Erjon Pelivani 33-vjeç dhe duke mos duruar këtë fakt, ai ka blerë një armë zjarri dhe e ka vrarë. I pajisur me armë zjarri, 50-vjeçari mori në makinë kunatin e tij dhe në aksin që lidh Volosin me fabrikën e çimentos, në një shesh të izoluar, fiku makinën dhe qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend.
Ishte një plumb që i mori jetën në vend 33-vjeçarit Erjon Pelivani. Më pas 50-vjeçari ka telefonuar autoritetet dhe ka treguar krimin që kishte kryer. Ndërkohë, oficerët pasi shkuan në vendngjarje, gjetën trupin e pajetë të të riut me plagë në fytyrë. Marrja në pyetje e vajzës pritet që të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë. Vajza i ka thënë babait të saj, që ishte përdhunuar që prej moshës 9-vjeçare. /ZËRI