Aktualitet

Vrau përdhunuesin e të bijës, Tarellari: Doja ta bëja të rrëfente gjithçka, por e qëllova nga frika

50-vjeçari ka rrëfyer se si ndodhi vrasja dhe se ekzekutimi, s'ishte qëllimi i tij.

F.m
Vrau përdhunuesin e të bijës, Tarellari: Doja ta bëja
Fatmir Tarellari dhe Erjon Pelivani

GREQI- Fatmir Tarellari, 50-vjeçari që vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani, i cili I përdhunonte të bijën prej nëntë vitesh, ka dhënë dëshminë e tij para prokurorisë. Sipas avokatëve, Tarellari e ka nxjerrë në pritë Pelivanin me qëllimin që ta bënte që ai të rrëfente për atë që i kishte bërë të bijës dhe se nuk ka pasur si qëllim vrasjen e tij.

“Nuk kam pasur qëllim të qëlloj. E thirra atje për ta bërë të rrëfehej. Ai për shkak se ishte trefishi im nuk kishte frikë fare prej meje, u afrua dhe nga frika se do të më çarmatoste dhe do të më godiste, do të më vriste në atë moment, unë qëllova instinktivisht pa menduar as për asgjë,”- mësohet të ketë rrëfyer Tarellari në prani të avokatëve të tij.

Tarellari nxorri në pritë Pelivanin dhe e ekzekutoi pasi e bija mori guximin t’i rrëfente se ai e abuzonte që kur ishte 9 vjeçe. Vajza jetonte me të atin që në moshën 9-vjeçare, kur ai ishte martuar për së dyti me një tjetër grua dhe kishte krijuar familje. Aty kishte njohur Pelivanin, vëllanë e gruas së dytë, i cili përveçse e abuzonte dhe e shantazhonte me foto e video intime. 33-vjeçari dyshohet gjithashtu se ngacmonte dhe vajza të tjera të mitura. 18-vjeçarja aktualisht po merr mbështetje nga një psikolog.

Poll

MOS HUMB