
ITALI- Inspektim i ri nga policia shkencore është zhvilluar në banesën e familjes Samson në via Homs, në lagjen afrikane, në Romë. Specialistët e policisë janë kthyer pasditen e së shtunës në shtëpinë ku Marku ka rrëfyer se ka vrarë ish-të dashurën e tij shqiptare Ilaria Sula në orët e para të mëngjesit të 26 marsit.
Një version i dhënë nga studenti 23-vjeçar filipinas, tashmë i mbyllur në burgun në Regina Coeli, u përsërit para gjykatësit hetues gjatë marrjes në pyetje, por që paraqet shumë pika të paqarta, veçanërisht të lidhura me rolin që kishte nëna e të riut që ndodhej në shtëpi në momentin e vrasjes.
Oficerët rrethuan hyrjen në ndërtesë për të kryer një sërë kontrollesh teknike që mund të çojnë në një evolucion të papritur të hetimeve, duke konfirmuar dyshimet e policisë. Mund të ketë një rindërtim të versionit që ndryshon nga ajo që djali ka deklaruar deri më tani. Inspektimi i ri do të shërbejë për verifikimin e deklaratave të fundit të Markut.
Gjatë këqyrjes së banesës ku ndodhi krimi, hetuesit policorë sekuestruan edhe kompjuterin personal të Mark Samsonit, i cili tashmë do të analizohet për të verifikuar një sërë informacionesh që i riu mund të ketë dhënë gjatë marrjes në pyetje dhe gjithashtu për të rindërtuar marrëdhënien që kishte me ish të dashurën e tij, Ilaria Sula.
Deri më sot, gjurmët e gjakut që i përkiste viktimës janë gjetur vetëm në dhomën e gjumit ku dyshohet se është kryer vrasja, por ata që hetojnë duan gjithashtu të kuptojnë se çfarë ndodhi në pjesën tjetër të banesës kur Ilaria hyri pas orës 21:30 të datës 25 mars.