Aktualitet

Vritet djali i "buzëderrit", Gëzim Sinomati u qëllua me snajper në ballkon

Sokol Sinamati, i cili njihet në Vlorë dhe me nofkën “buzëderri”, rezulton që të jetë arratisur nga burgu i Peqinit në vitin 2017, ku vuante dënimin për vrasje. Menjëherë pas daljes nga qelia, Sinomati ka marrë të vëllanë e tij Benardin e të birin asokohe adoleshent, dhe u largua nga Shqipëria për tu vendosur në shtetin belg.

F.m
Vritet djali i "buzëderrit", Gëzim Sinomati u qëllua me
Vendi ku u vra Gëzim Sinomati

VLORË- Gëzim Sinomati 22 vjeç, djali i i Sokol Sinomatit, i njohur me pseudonimin “Sokol Buzëderri” dhe anëtar i bandës së Gaxhait u vra me një plumb në kokë një natë më parë. I riu që kishte pak kohë që ishte rikthyer në Vlorë në fund të dhjetorit për festat e fundvitit, doli në ballkon të tymoste një cigare në momentin që në të gjithë qytetin u shkëput energjia elektrike, pa e ditur se në pallatin përballë po e ruante një snajperist. Pa e mbaruar cigaren, Sinomati u shemb pa jetë në ballkon. ZËRI siguroi dhe pamjet ku shihet alarmimi i anëtarëve të familjes.

Qitësi dhe bashkëpunëtorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes me një mjet ip “BMW” që u gjet i djegur pranë shinave të trenit në lagjen “24 Maji” në një zonë të mirëmenduar në errësirë. Brenda mjetit nuk u gjet arma e krimit. Sinomati jetonte në katin e tretë në një pallat në lagjen “Hajro Cakërri” pranë bulevardit të Vlorës. Fakti që në të gjithë zonën është shkëputur dhe energjia elektrike në ato çaste, tregon që plani ka qenë shumë i mirëmenduar, duke mos lënë as mundësinë për të pasur pamje filmike të fiksuara nga kamerat e sigurisë. Gëzim Sinomati dyshohet të jetë ekzekutuar për llogari të babait të tij, por nuk përjashtohen as prishjet e pazareve të drogës.

Xhaxhait të viktimës Benard Sinomatit vëllait të Sokolit në 4 janar 2022 i vunë tritolin pikërisht në një automjet poshtë ballkonit të shtëpisë ku ndodhi kjo ngjarje. Edhe Benardi sapo ishte kthyer nga Belgjika. Benard dhe Sokol Sinomati janë vëllezër dhe figura të njohura për policinë, ndërsa viktima nuk figuronte si person me precedent penal. 

Sokol Sinamati, i cili njihet në Vlorë dhe me nofkën “buzëderri”, rezulton që të jetë arratisur nga burgu i Peqinit në vitin 2017, ku vuante dënimin për vrasje. Menjëherë pas daljes nga qelia, Sinomati ka marrë të vëllanë e tij Benardin e të birin asokohe adoleshent, dhe u largua nga Shqipëria për tu vendosur në shtetin belg.

Ai vuante dënimin për vrasjen e Elton Tatos, si dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje këto të ndodhur në vitin 2002. Ai gjithashtu ka qenë i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuho, por gabimisht qëlloi Luigj Xhafën, një kalimtar të rastit. Tani, raportohet se ai jeton ende në Belgjikë ku dyshohet se vazhdon dhe merret me aktivitet të paligjshëm.

Poll

MOS HUMB