Aktualitet

Plagosja me thikë në gjimnazin 'Qemal Stafa'/ Adoleshenti i ngacmoi motrën bashkëmoshatarit

Ky i fundit pas ngjarjes u arratis, por u arrestua më vonë në shtëpinë e tij në Domje.

E.K
Plagosja me thikë në gjimnazin 'Qemal Stafa'/ Adoleshenti i
Gjimnazi "Qemal Stafa"

TIRANË- Zbardhet plagosja me thikë e ndodhur një ditë më parë mes dy adoleshentëve në gjimnazin “Qemal Stafa”. Raportohet se sherri mes dy nxënësve ka ndodhur për shkak se i plagosuri, i identifikuar me inicialet M.B kishte ngacmuar motrën e autorit, të identifikuar me inicialet G.P. Ky i fundit pas ngjarjes u arratis, por u arrestua më vonë në shtëpinë e tij në Domje.

Dy nxënësit e përfshirë në sherr i përkisnin gjimnazit “Asim Vokshi”, por për shkak se shkolla e tyre është në rikonstruksion, ata janë transferuar në gjimnazin “Qemal Stafa”. Autori dhe i plagosuri janë në klasa paralele. Fillimisht ata janë konfliktuar verbalisht, ndërsa më pas janë përplasur me mjete rrethanore.

Në një moment gjithçka ka eskaluar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur në këmbë tjetrin. Përplasja është regjistruar jashtë ambienteve të shkollës. Fatmirësisht plaga nuk ishte e rëndë dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas dhënies së deklaratës autori është lënë i lirë, por hetimet për ngjarjen vijojnë./ZËRI

Poll

MOS HUMB