Aktualitet

Zbulohet mozaiku i rrallë 2000-vjeçar në Durrës

Arkeologu Luan Përzhita, deklaroi se pjesa e mozaikut është e veçantë, jo vetëm për vendin tonë, por për gjithë Ballkanin.

D.XH
Zbulohet mozaiku i rrallë 2000-vjeçar në Durrës
Mozaiku i zbuluar në Durrës

DURRËS- Një ngjarje e pazakontë dhe shumë me vlera për vendin tonë ka ndodhur, teksa po hapeshin themelet për rindërtimin e shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti” në Durrës.

Kur kanë qenë duke u hapur thelemet, në dritë ka dalë një pjesë mozaiku. Pas kësaj, ka nisur menjëherë puna, për zbulimin e plotë të atij, që nesër mund të jetë një sit i ri arkeologjik i Durrësit.

Lajmin e bëri me dije kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, e cila ka ndjekur nga afër punimet që po kryhen për zbulimin e rrallë arkeologjik.

Punimet janë ndjekur nga afër edhe nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, arkeologu i njohur prof. dr. Luan Përzhita dhe përfaqësues të UNDP e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Zbulohet mozaiku i rrallë 2000-vjeçar në Durrës
Pjesë mozaiku, Durrës

Arkeologu, profesor doktor Luan Përzhita, që drejton punën për këtë zbulim arkeologjik, tha se ky është një zbulim shumë i rrallë, jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë Ballkanin.

Mozaiku, i përbërë nga gurë ngjyrë blu të errët dhe të bardhë ku paraqiten figura gjeometrike dhe floreale i përket shekullit I dhe fillimit të shekullit II dhe është pjesë e një ndërtese luksoze, që ndodhej pranë amfiteatrit të Durrësit.

Janë zbuluar deri në këto momente, disa pjesë të këtij mozaiku, që mendohet të ketë një sipërfaqe rreth 60 metër katror. Përveç mozaikut, është zbuluar edhe një pjesë muri 3 metër e lartë në anën lindore, si dhe disa objekte të tjera.

Ky është një zbulim arkeologjik, që i shtohet trashëgimisë kulturore të vendit tonë. Arkeologët do vazhdojnë punën, deri në zbulimin e plotë të objekteve arkeologjike në zonë./Zëri.ai/

 

Poll

MOS HUMB