Aktualitet

Zbulohet plantacioni i kanabisit në Gjermani, në pranga 2 shqiptarë

Detektivët zbuluan se e gjithë prona që po kërkonin ishte konvertuar dhe përdorur për të rritur bimë kanabisi.

f.t
Zbulohet plantacioni i kanabisit në Gjermani, në pranga 2
FOTO ILUSTRUESE

GJERMANI- Policia zbuloi një plantacion kanabisi në Löhne-Gohfeld dhe ka arrestuar 2 shqiptarë, të cilët janë lënë në paraburgim. Burime për mediat vendase bëjnë me dije se gjatë kontrollit u zbuluan 541 bimë kanabis, tetë kilogramë marijuanë e gatshme për shitje dhe aksesorë të ndryshëm profesional për plantacione.

Kur arritën në Löhne-Gohfeld, detektivët zbuluan se e gjithë prona që po kërkonin ishte konvertuar dhe përdorur për të rritur bimë kanabisi. 

Gjatë kontrollit, dy të dyshuarit u arrestuan dhe u sollën para gjykatësit në gjykatën e qarkut Bad Oeynhausen. Ai ka lëshuar urdhrat e arrestit dhe sipas policisë hetimet janë në vijim./ZËRI

Poll

MOS HUMB