
DURRËS- Xhevdet Plaku ishte shënjestra për t'u eleminuar nga grupi i Rexhep Arapit. Personazhi i njohur i botës së krimit, i njohur gjithashtu me nofkën "Kep Arapi" ka kërkuar ndihmën e Dedan Gjonit, punonjës asokohe në Komisariatin e Shijakut. Ky i fundit sipas përgjimeve të Sky Ecc të zbërthyer nga SPAK, i ka dërguar Kep Arapit aka Rexhep Arapi foton dhe orën në të cilën Plaku do largohej nga komisariati i Shijakut për ta nxjerrë në pritë.
Vrasja e planifikuar, u anulua më pas nga grupi i Rexhepit, ngjarje e cila është dokumentuar dhe nga SPAK i cili ka prangosur ‘të fortin e Sukthit’ si dhe ka kërkuar masë sigurie të dytë për Dedan Gjonin, oficerin e policisë tashmë të prangosur për një tjetër çështje të ngjashme të zbardhur nga Struktura e Posaçme e Hetimit. Xhevdet Plaku është po ashtu një person me precedentë penalë pasi është i dënuar më parë për vrasje dhe për trafik të lëndëve narkotike./ZËRI