TIRANË-Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në bashkëpunim tme Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane, po zhvillon një operacion të gjerë kërkimi për personin e raportuar të zhdukur nga trageti ndërkombëtar “AKKA” me të cilin po udhëtonte nga Korfuzi drejt Italisë.
Forcat dhe mjetet e angazhuara:
1 Dron TB2 i Forcave Ajrore
1 Helikopter UH-60 i FA (me 3 efektivë)
1 anije patrulluese P05 e Forcës Detare (me 4 efektivë)
1 motor uji (me 2 efektivë)
4 mjete patrullimi të Policisë Kufitare (BP-01, BP-06, BP-09, BP-30) me gjithsej 13 efektivë
Operacioni është zhvilluar në koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, duke ndjekur çdo protokoll të kërkim-shpëtimit në det, por pa rezultat. Mësohet gjithashtu se operacioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, në varësi të zhvillimeve dhe kushteve detare.