Aktualitet

Zjarr i madh në Meselim të Shkodrës, kërkohen ndërhyrje nga ajri, flakët po përhapen me shpejtësi

Në terren janë angazhuar 6 mjete zjarrfikëse të Bashkisë Shkodër, së bashku me efektivët përkatës, si dhe një bot uji i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.

zh.ll
Zjarr i madh në Meselim të Shkodrës, kërkohen ndërhyrje
zjarri ne shkoder

SHKODËR- Një zjarr i përmasave të medha ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke vënë në rrezik edhe banesat pranë vatrës së zjarrit.

Për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer, flakët janë përhapur me shpejtësi në sipërfaqet me bimësi. Në terren janë angazhuar 6 mjete zjarrfikëse të Bashkisë Shkodër, së bashku me efektivët përkatës, si dhe një bot uji i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.

Në operacion marrin pjesë gjithashtu strukturat e Emergjencave Civile, Shërbimi Pyjor dhe përfaqësues të njësive administrative Rrethina dhe Postribë. Falë ndërhyrjes së forcave në terren, deri tani janë mbrojtur 15 banesa, duke shmangur rrezikun për familjet që jetojnë në zonë.

Ndërkohë, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga ajri me helikopter, pasi flakët të favorizuara nga era, rrezikojnë t'u afrohen banesave. /ZËRI

Poll

MOS HUMB