Aktualitet

ZJARR NË VLORË/ Digjen një lokal dhe dy garazhe në Nartë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Policia në njoftimin e saj zyrtar raporton se paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në lokalin e shtetases me iniciale B.X.

I.F

ZJARR NË VLORË/ Digjen një lokal dhe dy garazhe në

Vlorë- Një zjarr ka rënë sot në një lokal në qendër të Nartës, ku si pasojë disa dyqane janë përfshirë nga flakët. Nga zjarri janë rrezikuar edhe banesat që ndodheshin pranë dyqaneve, pasi këto biznese kanë qenë pranë njëra-tjetrës. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e tij. Sipas informacioneve paraprake është djegur edhe një makinë dhe një motor që ndodheshin aty.

Policia në njoftimin e saj zyrtar raporton se paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në lokalin e shtetases me iniciale B.X.

Njoftimi i policisë:

Sot, në Nartë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe është djegur një lokal me pronare shtetasen B. X., ku janë shkaktuar dëme materiale. Si pasojë e përhapjes së këtij zjarri janë djegur edhe dy garazhe në pronësi të shtetasit Ll. M., ku ndodheshin të parkuara 1 automjet dhe 2 motorra.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit i cili paraprakisht dyshohet aksidental. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB