FIER– Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në kodrat e fshatit Peshtan, në Fier, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe lisa.
Pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse të Fierit kanë ndërhyrë menjëherë në terren për izolimin e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zona të tjera. Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse ka bërë të mundur vënien nën kontroll të situatës dhe shuarjen e vatrës së zjarrit.
Deri në këto momente nuk raportohen dëme në banesa apo persona të lënduar, ndërsa mbetet ende e paqartë shkaku i rënies së zjarrit. Autoritetet vijojnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes./ZËRI