
SHKODËR- Flakët kanë pushtuar repartin e Kirurgjisë në spitalin rajonal të Shkodrës. Zjarri ka nisur pasditen e sotme, rreth orës 18.30, në një nga dhomat e spitalit. Paraprakisht dyshohet se flakët kanë nisur në dhomën e njërit prej mjekëve, si pasojë e një shkëndije elektrike, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Pacientët janë nxjerrë të gjithë jashtë dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, edhe pse brenda zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në Spitalin Rajonal Shkodër në katin e dytë, në repartin e kirurgjisë, ka rëne zjarr në një nga dhomat, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pas shuarjes së flakëve, për ngjarjen ka folur në media drejtori i spitalit të Shkodrës, Senad Halluni dhe mjeku kirurg Gëzim Galiqi, të cilët kanë deklaruar se pacientët janë evakuuar në kohë dhe se situata është nën kontroll.
“Nuk ka të lënduar, pacientët janë evakuuar në kohë. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota,”- tha ai mes të tjerash./ZËRI