Aktualitet

Zjarr te Mitropolia Ortodokse në Gjirokastër, flakët u shkaktuan nga qirinjtë e besimtarëve

Si pasojë e zjarrit është dëmtuar vendi i qirinjve, disa libra dhe hapësira e lutjeve.

I.F
Zjarr te Mitropolia Ortodokse në Gjirokastër, flakët u shkaktuan
Pamje nga vendngjarja

GJIROKASTËR- Mitropolia Ortodokse e Gjirokastrës është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë është djegur vendi i lutjeve dhe disa sende të tjera me vlerë. Raportohet se zjarri ka rënë rreth orës 11 të ditës së sotme, ku zjarrfikësit kanë mbaërritur menjëherë në lagjen “Meçite” në Gjirokastër ku ndodhet Mitropolia.

Zjarri është izoluar dhe nuk është përhapur në pjesët e tjera të ndërtesët që janë të konstrukturuara me dru, gjë që mund të kishte shkaktuar zjarr masiv. Si pasojë e zjarrit është dëmtuar vendi i qirinjve, disa libra dhe hapësira e lutjeve.

Flakët u shkaktuan nga qirinjtë që ishin ndezur në vendin e lutjeve. /ZËRI

Poll

MOS HUMB