Aktualitet

Zjarret në vend nën kontroll pas reshjeve, mbetet aktive vetëm një vatër në Skrapar

Aktive mbetet një vatë zjarri në fshatin Spatharë të Skraparit.

zh.ll
Zjarret në vend nën kontroll pas reshjeve, mbetet aktive vetëm
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes njofton se situata nga zjarret në territorin e Shqipërisë është përmirësuar ndjeshëm gjatë 24 orëve të fundit, falë reshjeve të shiut që kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit. Aktive mbetet një vatë zjarri në fshatin Spatharë të Skraparit. Ndërkohë, janë shuar zjarret në Plan i Bardhë, Zall Gjocaj, Gurë i Bardhë, Gurë-Lurë.

NJOFTIMI I MINISTRISË:

Situata nga zjarret në rang vendi

Gjatë 24 orëve të fundit, për shkak edhe të reshjeve të shiut në pothuajse të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë janë shuar të gjitha vatrat e zjarrit. Mbetet aktive një vatër zjarri në fshatin Spatharë, njësia administrative Vëndreshë, bashkia Skrapar.

Zjarre të shuara janë në:

* Fshatin Plan i Bardhë dhe malin e Allushit, bashkia Klos. Si pasojë u dogj rreth 120 ha dhe u përshkua rreth 350 ha me shkurre, pishë dhe lis.
* Fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat. Si pasojë u dogj rreth 20 ha dhe u përshkua rreth 499 ha me shkurre, pish dhe ah.
* Fshatin Gur i Bardhë, njësia administrative Xibër, bashkia Klos.
* Fshatin Gurë-Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër. Si pasojë u dogj rreth 55 ha dhe u përshkua rreth 580 ha me shkurre, pish dhe ah.
* Vendin e quajtur “Qafa e Buallit”, njësia administrative Bulqizë, ku pavarësisht punës së forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri me helikopter, u dogj rreth 22 ha dhe u përshkua rreth 35 ha me shkurre, pish dhe kullota.

Në bazë të parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë, dhe lokalisht të dobëta në qarqet e tjera.

Sa i përket zjarreve, sot pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarkun Fier. Në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku “I MODERUAR”. Në qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë pritet nivel rreziku “I ULËT".

Të gjitha strukturat e mbrojtjes civile vijojnë të jenë në gatishmëri, për çdo rast nevoje.

Ftojmë të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe bashkëpunues: të shmangin ndezjen e zjarreve në natyrë, të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë, dhe të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së flakëve. Siguria është përgjegjësi e përbashkët!/ZËRI

Poll

MOS HUMB