Aktualitet

Zjarri në Mirditë aktiv prej 5-ditësh, flakët iu afrohen zonave të banuara

Zjarri rrezikon të kalojë në fshatrat që ndodhen aty afër.

F.I
Zjarri në Mirditë aktiv prej 5-ditësh,  flakët iu afrohen
pamje nga zjarri

MIRDITË- Një zjarr i përmasave të mëdha që ka nisur prej 5 ditësh në Malin e Zepes në Fan të Mirditës, po u afrohet zonave të banuara. Zjarri ka nisur që nga zona Arrnit në Kukës e pastaj ka kaluar në zonën e Fanit.

Zjarri rrezikon të kalojë në fshatrat që ndodhen aty afër, ndërsa ndërhyrja me mjetet zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor.

Si shkak i erërave të forta, situata ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa flakë po u afrohen fshatrave. Zona ka një bimësi të madhe./ZËRI

Poll

MOS HUMB