Aktualitet

7 nxënëse e denoncuan për ngacmim seksual,‘detyrim paraqitje’ për mësuesin 35-vjeçar, avokatja: Akuzat në fazë hetimi paraprak

Mësuesi 35-vjeçar është kallëzuar nga 7 nxnëse të shkollës dhe u ndalua menjëherë nga policia.

zh.ll
7 nxënëse e denoncuan për ngacmim seksual,‘detyrim
mberritja ne gjykten e vlores

VLORË-  Gjykata e Vlorës caktoi masën "detyrim paraqitje" për mësuesin 35-vjeçar Alban Ahmeti, i cili u vu në pranga pak ditë më parë pas akuzave të rënda për abuzim seksual ndaj nxënëseve të mitura në shkollën 9-vjeçare “Hajredin Beqari” në Selenicë. Pas seancës të zhvilluar me dyer të mbyllura, avokatja mbrojtëse ka folur për mediat duke njoftuar masën e sigurisë. Ajo theksoi se akuzat e ngritura ndaj 35-vjeçarit janë ende në fazën e hetimeve paraprake

"Kërkesa e Prokurorisë ishte ajo e "arrestit shtëpiak", por fatmirësisht gjykata vendosi "detyrim paraqitje". T'ja lëmë drejtësisë në dorë. Janë në rrethana hetimi dhe nuk duam të bëjmë publike asgjë për shkak të karakterit sensitiv të çështjes", tha avokatja. 

Albano Ameti, mësues i edukimit fizik në shkollën “Hajredin Beqari” në Selenicë, mbërriti mesditën e sotme në Gjykatë për t'u njohur me masën ndaj tij. 

Mësuesi 35-vjeçar është kallëzuar nga 7 nxënëse të shkollës dhe u ndalua menjëherë nga policia. Gjatë dëshmisë së tyre në Polici, mësohet se vajzat kanë treguar një episod të ndodhur gjatë një ore mësimi në palestër, ku, sipas tyre, mësuesi u kishte drejtuar udhëzime të tilla si: “Drejtoni gjoksin, shpatullat drejt, këmbët bashkuar”. Ndërkohë, njëri nga vajzat, deklaroi për mediat se vetë ajo nuk ka qenë viktimë e sjelljeve të pretenduara të mësuesit. Madje, sipas saj, nuk ka dijeni për mesazhe apo takime individuale mes mësuesit dhe nxënëseve.

Nga ana tjetër, kolegët e tij janë shprehur të habitur, duke deklaruar se ai ka qenë mjaft korrekt me sjelljen e tij. Njëri prej tyre, shprehe i bindur se nuk e besonte aspak se ai mund ta ketë bërë një gjë të tillë. /ZËRI

MOS HUMB