Aktualitet

Avokati i Popullit inspekton burgun e Fierit pas transferimit të Veliajt, verifikim për ligjshmërinë dhe kushtet e izolimit

Inspektimi vjen pas transferimit të tij më 28 tetor, ndërsa vëmendja është përqendruar edhe te mënyra e izolimit në qelinë ku po qëndron.

Zeri
Avokati i Popullit inspekton burgun e Fierit pas transferimit të Veliajt,
erion veliaj

Avokati i Popullit ka nisur verifikimin e rrethanave të transferimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj nga burgu i Durrësit në atë të Fierit. Përfaqësues të institucionit kanë shkuar në IEVP Fier për të inspektuar ligjshmërinë e kësaj procedure dhe kushtet në të cilat Veliaj po mbahet pas zhvendosjes.

Inspektimi vjen pas transferimit të tij më 28 tetor, ndërsa vëmendja është përqendruar edhe te mënyra e izolimit në qelinë ku po qëndron. Avokati i Veliajt Plarent Ndreca ka pretenduar se kryebashkiaku mbahet në një qeli pa dritare dhe nën mbikëqyrje të plotë.

Verifikimi i Avokatit të Popullit pritet të hedhë dritë mbi procedurën e ndjekur për transferimin dhe respektimin e të drejtave të Veliajt gjatë qëndrimit në institucionin e vuajtjes së dënimit./ZËRI

MOS HUMB