
NUKK- Ambicia e Donald Trump për të blerë Grelandën është kthyer në qendër të vëmendjes ndërsa ai përgatitet të marrë mandatin e tij të dytë si president i Shteteve të Bashkuara. Në një postim në Truth Social, ai e quajti pronësinë dhe kontrollin e ishullit një "domosdoshmëri absolute" për sigurinë kombëtare të SHBA, duke rindezur debatin mbi një çështje që ishte “harruar” gjatë mandatit të tij të parë.
Kjo deklaratë nxiti reagimin e menjëhershëm të kryeministrit të Grenlandës, Mute Egende, i cili bëri të qartë se "Grenlanda nuk është në shitje" dhe siguroi se ishulli do të vazhdojë luftën e tij për liri dhe autonomi.
Rëndësia strategjike e Grenlandës
Grenlanda, ishulli më i madh në botë me një sipërfaqe prej mbi 2 milionë kilometra katrorë, ka burime të pasura natyrore si naftë, gaz natyror dhe minerale të rralla. Këto burime, së bashku me vendndodhjen e saj gjeografike strategjike në Arktik, e bëjnë Grenlandën një "aset" kritik gjeopolitik.
Baza Hapësinore e ushtrisë amerikane Pituffik, e vendosur në ishull, është strategjikisht e rëndësishme për misionet e mbrojtjes raketore dhe të mbikëqyrjes hapësinore. Baza është ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë dhe mbetet kyçe për sigurinë kombëtare të SHBA.
Interesi historik dhe aspiratat gjeopolitike nga SHBA
Interesi i Shteteve të Bashkuara për Grenlandën nuk është diçka e re. Në vitet 1940, administrata e Harry Truman ofroi 100 milionë dollarë për të blerë Grenlandën nga Danimarka. Edhe pse propozimi u refuzua, rëndësia strategjike e ishullit mbetet po e njëjta.
Ideja u ringjall në vitin 2019 gjatë mandatit të parë të Trump, me mbështetjen e politikanëve si senatori Tom Cotton, i cili argumentoi se Grenlanda mund të rrisë sigurinë kombëtare të SHBA-së, veçanërisht duke pasur parasysh ndikimin në rritje të Kinës në Arktik.
Realiteti politik dhe ekonomik i Grenlandës
Grenlanda ka qenë një territor autonom i Danimarkës që nga viti 2009, me të drejtën për të shpallur pavarësinë. Megjithëse është i lidhur politikisht dhe kulturalisht me Evropën, gjeografikisht i përket Amerikës së Veriut. Ishulli ka 57,000 banorë, shumica e të cilëve janë indigjenë inuit.
Vlera e Grenlandës
Vlera ekonomike e Grenlandës vlerësohet të kalojë 1.7 trilion dollarë, duke marrë parasysh burimet natyrore dhe infrastrukturën e saj. Kjo e bën jashtëzakonisht të komplikuar mundësinë e një kontrolli nga SHBA, veçanërisht duke pasur parasysh lidhjet politike dhe historike të Danimarkës me ishullin.
Çfarë do të thotë kjo për ekuilibrin gjeopolitik
Ringjallja e interesit të SHBA-së në Grenlandë nënvizon rëndësinë strategjike të Arktikut, një rajon gjithnjë e më kritik për shkak të ndryshimeve klimatike dhe rivalitetit në rritje gjeopolitike. Kina, Rusia dhe SHBA po konkurrojnë gjithnjë e më shumë për ndikim në rajon, duke e bërë Grenlandën në fokusin e kësaj krize ndërkombëtare.
Trump duket i vendosur të blerjë ishullin si pjesë e një strategjie më të gjerë për të forcuar praninë e SHBA në Arktik dhe për të mbrojtur interesat strategjike të SHBA. Megjithatë, kundërshtimi nga Grenlanda dhe Danimarka krijon pengesa që e bëjnë të vështirë zbatimin e kësaj nisme.
Pse Donald Trump dëshiron që SHBA të marrë Grenlandën?
Në juglindje të Grenlandës janë Oqeani Atlantik dhe Islanda, në lindje Deti i Grenlandës, në veri Oqeani Arktik dhe në perëndim Gjiri Baffin dhe Kanadaja.
Grenlanda është ishulli më i madh në Tokë (nëse Australinë e konsiderojmë si pjesë kontinentale të Oqeanisë dhe nuk e llogarisim si ishull) dhe territori më i madh i varur në botë, bazuar në sipërfaqe. Rreth 81% e sipërfaqes së saj është e mbuluar nga akulli.
Që nga 21 qershori 2009, qeveria e Grenlandës gëzon autonomi më të madhe nga Danimarka, me më shumë kompetenca dhe ka të drejtë të shfrytëzojë burimet e pasura natyrore të territorit të saj. /ZËRI