Bota

Sulmi i SHBA në Venezuelë! BE: Të respektojet e drejta ndërkombëtare në Venezuelë

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian , tha në një postim në X se komisioni “qëndron pranë popullit të Venezuelës

F.I

Sulmi i SHBA në Venezuelë! BE: Të respektojet e drejta
pamje nga sulmi

SHBA-Udhëheqësit në të gjithë botën po reagojnë ndaj sulmit në shkallë të gjerë të Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas. 

Antonia Costa, presidente e Këshillit Evropian, tha se po e ndjek situatën me "shqetësim të madh" dhe bëri thirrje për qetësim të situatës. "Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë një zgjidhje paqësore, demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Venezuelë", shkroi ai në X.

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian , tha në një postim në X se komisioni “qëndron pranë popullit të Venezuelës dhe mbështet një tranzicion paqësor dhe demokratik. Çdo zgjidhje duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së”.

Ndërkohë  Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, bëri thirrje për “përmbajtje” dhe ”respekt për të drejtën ndërkombëtare në Venezuelë”, pas njoftimit të presidentit të SHBA-së Donald Trump për “kapjen” e homologut të tij venezuelian, Nicolas Maduro.

Kallas deklaroi se kishte folur në telefon me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, të cilit i përsëriti se ”BE-ja kundërshton legjitimitetin demokratik të Nicolas Maduros”.

Megjithatë, “në të gjitha rrethanat, parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe Karta e OKB-së duhet të respektohen. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje”, shkroi ajo.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës , Andrii Sybiha, tha se “populli i Venezuelës duhet të ketë një shans për një jetë normale, siguri, prosperitet dhe dinjitet njerëzor”. duke shkruar në X se vendi i tij nuk e kishte njohur legjitimitetin e Maduros pas “zgjedhjeve të manipuluara dhe dhunës kundër protestuesve”, raporton CNN.

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Maria Stenergard, në emisionin X se vendi i saj “ka deklaruar më parë se Nicolas Maduro nuk ka legjitimitet”, por shtoi: “Megjithatë, të gjitha shtetet kanë përgjegjësi të respektojnë dhe të veprojnë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Respektimi i së drejtës ndërkombëtare është një interes afatgjatë i politikës së sigurisë për Suedinë.”

Ministria e Jashtme e Zvicrës shkroi në X se po bënte thirrje për “ulje të tensioneve, përmbajtje dhe respekt për të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë ndalim in e përdorimit të forcës dhe parimin e respektimit të integritetit territorial”. Ministria tha se beson që asnjë shtetas zviceran nuk është prekur nga sulmet dhe se po e monitoron nga afër situatën.

Ministria e Jashtme e Austrisë tha se është krijuar një ekip krize për t'u përqendruar në sigurinë e qytetarëve të saj në Venezuelë. "Një paralajmërim udhëtimi është në fuqi për të gjithë vendin!" postoi ajo në X.

Ministria e Jashtme çeke tha se është e rëndësishme të “qetësohet situata dhe të fillohen negociatat diplomatike, përfshirë edhe me pjesëmarrjen e opozitës venezueliane”. Prioriteti i saj mbetet “siguria e qytetarëve çekë dhe ofrimi i ndihmës konsullore”, tha ajo në X.

Poll

MOS HUMB