Bota

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri francez, Lionel Jospin

Sipas mediave franceze, më herët, ai i ishte nënshtruar një operacioni të rëndë dhe ishte kthyer në shtëpi për të pushuar në janar.

zh.ll
Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri
lionel jospin

PARIS- Ish-kryeministri francez Lionel Jospin, një socialist që ishte kreu i qeverisë nga viti 1997 deri në vitin 2002, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Vdekja e ish-kryeministrit u konfirmua të hënën në mëngjes nga familja e tij. Sipas mediave franceze, më herët, ai i ishte nënshtruar një operacioni të rëndë dhe ishte kthyer në shtëpi për të pushuar në janar.

Jospin kishte një karrierë të gjatë politike në Francë, duke shërbyer si Ministër i Arsimit në fund të viteve 1980 dhe fillim të viteve 1990. Ai u bë Sekretar i Parë i Partisë Socialiste dhe pas shpërbërjes së Asamblesë Kombëtare të Francës nga Jacques Chirac në vitin 1997, udhëhoqi qeverinë për pesë vjet. 

Si kreu i koalicionit “E Majta Pluraliste”, Jospin bashkoi forca të ndryshme të spektrit politik të majtë dhe zbatoi reforma të rëndësishme, përfshirë vendosjen e javës së punës 35-orëshe, Mbulimin Shëndetësor Universal (CMU) dhe Pakti i Solidaritetit Politik (PACS), i cili lejonte çiftet heteroseksuale dhe të të njëjtit seks të regjistrohen në partneritete civile pa nevojën e martesës.

Jospin kandidoi për president në vitin 2002, duke e paraqitur veten si 'një figurë e pastër' krahasuar me rivalin e tij konservator, Jacques Chirac. Por më pas, udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Jean-Marie Le Pen, e mundi atë dhe arriti në balotazh. Josip u eleminua nga gara, dhe pas këtij momenti, ai u tërhoq nga politika.

Poll

MOS HUMB