SHBA- Bitcoin ka arritur këtë të hënë një rekord të ri, historik prej 122,285 dollarësh, duke shënuar një rritje prej 1.9%. Për herë të parë, monedha virtuale Bitcoin ka arritur vlerën më të madhe. Kombinimi i faktorëve ekonomikë, politikë dhe teknologjikë ka krijuar një klimë të favorshme për investime në kripto, për pasojë duke bërë të mundur këtë rritje të fortë.
Ndërkohë, duke filluar që nga kjo e hënë, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së do të debatojë një sërë projektligjesh për t’i siguruar industrisë së aseteve digjitale kuadrin rregullator të vendit që ajo e ka kërkuar prej kohësh.
Eskpertët paralajmërojnë se tregu i kriptomonedha mbetet i brishtë dhe i ndjeshëm ndaj luhatjeve të forta. Megjithatë, parashikimet duken optimiste. Kompani si Galaxy Digital dhe analistë të pavarur sugjerojnë se deri në fund të vitit 2025, Bitcoin mund të arrijë deri në 150 mijë dollarë, ndërsa disa skenarë optimistë e çojnë vlerën potencialisht edhe në 180–200 mijë dollarë gjatë viteve të ardhshme./ZËRI/