
FOTO ILUSTRUESE
KOSOVË-Një tjetër sulm është regjistruar në Mitrovicën e Veriut. Raportohet se gjatë mbrëmjes të së dielës, tre policië janë sulmuar nga persona të panjohur. Në momentin e sulmit, policët po qëndronin në një pikë statike, teksa të dyshuarit nga ndërtesa kanë hedhur mjete piroteknike dhe shishe qelqi. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante dhe po cilësohet si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Poll