Bota

Shpërthimi në Zubin Potok, Serbia mohon përfshirjen, dënon sulmin: Cënon jetën e popullit serb

Një shpërthim mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke rrezikuar furnizimin me ujë dhe energjinë elektrike në vend.

Redaksia Zëri
Shpërthimi në Zubin Potok, Serbia mohon përfshirjen, dënon
Shpërthimi në Zubin Potok

BEOGRAD- Serbia e ka mohuar përfshirjen në sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, duke thënë se dënon shpërthimin si “të papranueshëm dhe të patolerueshëm”, i cili në “mënyrën më të drejtpërdrejtë” rrezikon nevojat themelore jetësore të popullit serb në Kosovë.

Një shpërthim mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke rrezikuar furnizimin me ujë dhe energjinë elektrike në vend. Autoritetet kosovare e akuzuan menjëherë Serbinë se ka gisht në këtë sulm.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia është përgjegjëse për "sulm kriminal dhe terrorist", i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.

Por, ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, hodhi poshtë pretendimet e Kurtit, duke thënë se derisa “regjimi etnonacionalist i Kurtit është nxituar ta drejtojë gishtin drejt Beogradit pa prova, ne besojmë se akuza të tilla të parakohshme janë një devijim i qëllimshëm, që potencialisht mund të tregojë përfshirjen e regjimit të Albin Kurtit” në këtë sulm.

Ai tha se Serbia kërkon që të mbahen përgjegjës kryerësit e këtij sulmi dhe se është e gatshëm të ndihmojë në riparimin e dëmeve ndaj kanalit “qoftë financiarisht apo teknikisht”.

“Serbia dënon me termat më të ashpra sulmin e fundit ndaj kanalit të Ibër-Lepencit. Ky akt sabotimi thellësisht shqetësues rrezikon jetët dhe mirëqenien e shumë njerëzve në rajon”, tha Gjuriç në një reagim në X.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha se shkatërrimi i kanalit ka rrezikuar furnizimin me ujë në komunat e veriut të Kosovës për popullin serb, “i cili tashmë jeton në kushte të vështira, veçanërisht në veri të Kosovës”. /REL

Poll

MOS HUMB