Bota

SpaceX Crew-10 ankorohet në stacionin hapësinor, astronautët e Starliner së shpejti do të kthehen në Tokë

Anija kozmike Dragon e SpaceX u ankorua në orën 12:04 të mëngjesit.

k.m.
SpaceX Crew-10 ankorohet në stacionin hapësinor, astronautët e
Pamjet nga anija

SHBA- Astronautët e NASA-s Anne McClain dhe Nichole Ayers, astronauti i JAXA Takuya Onishi dhe kozmonauti Roscosmos Kirill Peskov mbërritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Anija kozmike Dragon e SpaceX u ankorua në orën 12:04 të mëngjesit. Të katër do të zëvendësojnë anëtarë të ekuipazhit që kanë qenë në bordin e ISS: Nick Hague të NASA-s, Suni Williams dhe Butch Wilmore, së bashku me Aleksandr Gorbunov të Roscosmos.

MOMENTI I TAKIMIT TË DY EKUIPAZHEVE: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Në ekuipazhin e ri, McClain shërben si komandante e Crew-10, me Ayers si pilot dhe Onishi dhe Peskov si specialistë të misionit. 4 astronautët do të qëndrojnë në bordin e ISS për rreth gjashtë muaj. Austronautët që do të zëvendësojnë, Hague dhe Gorbunov mbërritën në fund të shtatorit si pjesë e misionit Crew-9 të SpaceX, ndërsa Williams dhe Wilmore kanë qenë në orbitë që nga fillimi i qershorit.

Misioni fillimisht pritej të zgjaste rreth tetë ditë, por gjatë takimit me stacionin hapësinor, Starliner u ndesh me probleme të sistemit shtytës dhe NASA përfundimisht vendosi kundër kthimit të ekuipazhit në anijen kozmike. Tani, Hague, Williams, Wilmore dhe Gorbunov do të kthehen në Tokë në bordin e "Crew-9 Dragon" jo më herët se të mërkurën, 19 mars. Williams tha se mezi priste të kthehej në shtëpi për të parë familjen e saj dhe dy qentë e saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB