PRISHTINË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në Prishtinë, në rrugën e Gjilanit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia ka ndërmarrë veprime të shpejta duke arrestuar 5 persona të dyshuar. Policia sekuestruan edhe armët e përdorura në këtë ngjarje, ndërsa deri më tani nuk bëhet të ditura detaje të tjera.
Sipas mediave vendase, të dyshuarit janë dërguar në komisariat për 48 orë, duke u akuzuar për veprat penale të përdorimit të armëve apo mjeteve të rrezikshme, mbajtjes së paautorizuar të armëve dhe posedimit të paautorizuar të narkotikëve. Ndërkohë, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, shkaqet dhe të përfshirët./ZËRI