Aktualitet

Trafikanti i drejton armën Policisë në kufirin e Morinës, arratiset dhe braktis çantën me drogë

Ai është larguar drejt zonës malore në drejtim të Shqipërisë.

F.I
Trafikanti i drejton armën Policisë në kufirin e Morinës,
droga e sekuestruar

MORINË-Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në kufirin me Shqipërinë, ku është përballur me një trafikant droge. Shqipatri ende i paidentifikuar nuk i ka ndaluar Policisë, ndërsa u ka drejtuar armën autoriteteve dhe është larguar drejt zonës malore në drejtim të Shqipërisë.

Në njoftimin zyrtar policia e Kosovës raporton se kanë tentuar ta ndalojnë të dyshuarin, por ai ka hedhur çantën me droge me një sasi prej 21 kilogram marjuanë.

Trafikanti i drejton armën Policisë në kufirin e Morinës,
çanta me drogë

“Zyrtarët policor kanë tentuar që ta ndalojnë të dyshuarin duke u prezantuar, mirëpo i njëjti ka hedhur çantën dhe ka arritur që të dalë në zonën malore në drejtim të Shqipërisë. Lidhur me rastin është kontrolluar çanta ku është vërejtur sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila pas matjes nga Njësia e Antidrogës ka rezultuar rreth 21 kilogram”, ka njoftuar policia.

Operacioni i kërkimit vijon për kapjen e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB