
IRAN- Mojtaba Khamenei, djali i dytë i udhëheqësit suprem të ndjerë të Iranit, Ali Khamenei, është plagosur sipas raportimeve të mediave izraelite. Fillimisht, lajmin e bëri të ditur gazetari i televizionit izraelit Channel 12 dhe platformës Ynet, Amit Segal, përmes një postimi në rrjetin X.
Mojtaba Khamenei konsiderohet kandidati kryesor për të marrë drejtimin e ardhshëm të Iranit pas vdekjes së udhëheqësit të mëparshëm, babait të tij.
Zhvillimi erdhi ndërsa pasiguria vazhdoi mbi procesin e trashëgimisë pas vdekjes së Ajatollah Ali Khameneit në sulmin hapës të Operacionit “Luani që Ulërin”./ZËRI
Poll