
SYDNEY- Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në qendrën tregtare Westfield Bondi Junction në Sydney, Australi, pasi një burrë me thikë sulmoi një grup personash. Sipas informacioneve, gjashtë persona janë vrarë, mes tyre dhe sulmuesi.
Dëshmitarët thonë se një burrë po ndiqte dhe godiste me thikë njerëz përpara se kompleksi Westfield në periferinë lindore të Sidneit të evakuohej dhe mbyllej. Sipas informacioneve, autorët ishin dy. Njëri u vra nga Policia ndërsa tjetri arriti të shpëtonte. Një video e postuar në rrjetet sociale tregon momentin kur një police ka imobilizuar autorin.
#BREAKING Australia: The stabber was neutralized by shooting and the visible rule was eliminated. pic.twitter.com/ey9IYMMjSc
— The Outpost (@outpostosint) April 13, 2024
Fotoja e parë e personit të armatosur që vrau dhe plagosi shumë njerëz në Bondi Junction, Sydney, Australi
First photo of terrorist who ki||ed and injured several people in Sydney’s Bondi Junction, Australia. pic.twitter.com/dnp1UzUmMQ
— Baba Banaras™ (@RealBababanaras) April 13, 2024
Video tregon momentet kur sulmuesi kalon nëpër qendrën tregtare ndërsa njerëzit vrapojnë për të shpëtuar.
Warning graphic content.#UPDATE: Video footage shows the moments the alleged attacker runs through Bondi Westfield shopping centre as people try and disperse. #9News pic.twitter.com/4s943uMCx0
— 9News Sydney (@9NewsSyd) April 13, 2024
Një dëshmitare e re e cila sot është mbyllur brenda një dyqani, ka deklaruar se ka dëgjuar të shtëna dhe britma.
"Ne jemi absolutisht të tmerruar," tha ajo.
Më herët, në një video të postuar në rrjetet sociale, u panë njerëz të panikuar duke vrapuar në urën e këmbësorëve jashtë qendrës./ZËRI