Bota

Krim pasioni? Gjendet i vdekur në banesë 26-vjeçari

Vrasja po hetohet si krim pasioni, i riu rezultonte pa precedent penal

E.K
Krim pasioni? Gjendet i vdekur në banesë 26-vjeçari
Viktima, Andrea Bossi

ITALI- Një 26-vjeçar është gjetur i vrarë në zonën e Vareses në Itali. Viktima është i riu Andrea Bossi, i cili u gjet i vrarë me thikë në shtëpinë e tij.

Karabinierët ndërhynë në via Mascheroni në Cairate, ku ishte raportuar prania e një personi të vdekur në një apartament në numrin 1. 

Hetuesit u përballën me trupin e pajetë të të riut, ndërsa paraprakisht dyshohet se vrasja mund të ketë motiv pasionin, duke iu referuar dinamikës se si ka ndodhur.

Hetuesit po ruajnë konfidencialitetin maksimal për vrasjen, pasi i janë afruar dukshëm autorit/autorëve.

Viktima nuk ka pasur precedent të mëparshëm penalë dhe së fundmi ishte zhvendosur në provincën e Vareses, ku gjeti dhe vdekjen. /ZËRI

Poll

MOS HUMB