
BRITANI E MADHE- Sfidat në Tik Tok po bëhen gjithmonë e më shumë problematike. Një djalë ka humbur jetën tragjikisht në Britani teksa një sfidë e rrezikshme që çuditërisht promovohet në rrjetin TikTok, përfundoi në mënyrë fatale duke i shkaktuar atak kardiak.
Djali vetëm 11 vjeç, Tommie-Lee Billington u dërgua me urgjencë në spital por ishte shpallur i vdekur pak më vonë. Nëna e Tommie, Sherri tha se sjellja që i kushtoi jetën djalit të saj duhet të shërbejë që të tjerë prindër të mos lejojnë fëmijët e tyre në këto rrjete sociale, raporton The Sun.https://www.thesun.co.uk/news/26423039/boy-dies-tiktok-craze-sleepover/
“Ajo që i kushtoi jetën tim biri po bëhet dhe nga fëmijë te tjerë. Mësoni fëmijët për pasojat e këtyre gjërave. Unë nuk e kuptoj sesi dikush mund ta bëjë apo të nxisë të tjerët të bëjnë diçka të tillë”, shkroi ajo në rrjetet sociale.
Ndërkohë Gjykata e tronditur deklaroi para mediave foli se fëmijët naivë kishin tentuar një “sfidë të TikTok”, të quajtur “chroming” e cila përfshin thithjen e gazeve nga boja, karburanti ose lëndë të tjera toksike e kimike, si formë “zbavitjeje”, pa e ditur se kjo mund të shkaktojë humbje ndjenjat, asfiksi ose atak kardiak.
Një nga mësueset e fëmijës së ndjerë, Tina tha se kishte paralajmëruar prindërit për tendencat e rrezikshme që u promovohen fëmijëve. Po ashtu ajo deklaroi se kjo sfidë ka vrarë tashmë dhe dy vajza adoleshente në Angli./ZËRI