Bota

111-vjetori i Pavarësisë/Flamuri kuqezi valvitet në Luginën e Preshevës

Përmes një video-mesazhi kryekomunari Shqiprim Arifi ka uruar mbarë shqiptarët duke u kërkuar dhe të mos e harrojnë Luginën.

E.K
111-vjetori i Pavarësisë/Flamuri kuqezi valvitet në Luginën
Momenti i vendosjes së flamurit

PRESHEVË- Flamuri kuqezi do të valvitet këtë 111-vjetor Pavarësie dhe në Luginën e Preshevës. Përmes një video-mesazhi kryekomunari Shqiprim Arifi ka uruar mbarë shqiptarët duke u kërkuar dhe të mos e harrojnë Luginën. Siç bën me dije Arifi, kjo është e shtata herë që flamuri kombëtar valvitet në godinën e komunës.

Shqiprim Arifi: Përshëndetje gjithë shqiptarëve anembanë botës, edhe në Luginën e Preshës, për hir të 28 nëntorit do të vendosim sot në godinën tonë flamurin kombëtar, për së shtati herë kësaj radhe. Dua të ju uroj festën të gjithëve. Mos na harroni se jemi duke mbijetuar këtu duke shpresuar se ju nuk do të na harroni.


Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 40 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë./Zëri

Poll

MOS HUMB