Bota

16-vjeçari palestinez theri ushtaren izraelite. Hakmerret Izraeli

Ushtria e Izraelit, një ditë më pas gjeti adoleshentin në një kamp refugjatësh palestinezë dhe e vrau. Po ashtu, ushtria izraelite rrafshoi banesën e vrasësit të dyshuar.

D.XH
16-vjeçari palestinez theri ushtaren izraelite. Hakmerret Izraeli
Ida Lubin

JERUZALEM - Një grua izraelito-amerikane që mbrojti zonën e Kibucit kundër sulmit terrorist të Hamasit të 7 tetorit, u godit për vdekje nga një 16-vjeçar të hënën.

Sgt. Elisheva Rose Ida Lubin, 20 vjeçe, nga Georgia e SHBA, po patrullonte në qytetin e vjetër të Jeruzalemit me dy oficerë të tjerë, kur u sulmua nga adoleshenti palestinez, raportojnë mediat e huaja.

Lubin u plagos rëndë në sulm, ndërsa më vonë iu nënshtrua një operacioni. Mirëpo, sërish nuk arriti që të mbijetojë.

Një oficer i dytë pësoi lëndime të lehta, ndërsa i treti u përlesh me agresorin adoleshent. Policia izraelite tha se agresori ishte një 16-vjeçar palestinez, banor i Sa'ir-it në Jerusalemin Lindor.

Forcat e mbrojtjes izraelite qëlluan një ditë pas ngjarjes adoleshentin "terrorist" gjatë një bastisjeje në një kamp refugjatësh. Në këtë kamp, ka pasur dhe përleshje mes ushtarëve izraelitë dhe banorëve palestinezë.

Izraeli tha se arriti të identifikojë shtëpinë e agresorit dhe ta rrafshojë atë.

"Hartografia u krye për të prishur shtëpinë e terroristit që kreu sulmin me thikë dje në Jerusalem," tha IDF në X.

Sipas shtypit izraelit, vrasësi u qëllua për vdekje nga oficerë të tjerë të Policisë Kufitare.

Gjatë gjithë natës, ushtria e Izraelit thuhet se arrestoi 28 persona në kërkim, 11 prej të cilëve dyshohet se janë të lidhur me Hamasin dhe shkatërroi një depo armësh që përmbante bombola gazi e materiale të tjera të destinuara për përgatitjen e eksplozivëve.

Sipas Atlanta Jewish Times, Lubin jetonte në Dunuoody, një periferinë veriore të Atlantës. Ajo shkoi në Izrael në gusht 2021 dhe iu bashkua policisë kufitare izraelite në mars 2022. Lubin jetonte në Izrael, pa familjen e saj./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB