
Foto ilustruese
ITALI- Një 23-vjeçare është përdhunuar dhe më pas është grabitur gjatë natës në qytetin e Triestes. Sipas "Tgcom", ngjarja duket se ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit, teksa e reja po kthehej në shtëpi. Viktima dyshohet se është sulmuar nga dy persona që iu shfaqën me fytyrë të mbuluar.
Fillimisht i bllokuan rrugën dhe abuzuan me të, më pas, u larguan nga vendi i ngjarjes me çantën e saj. Ka qenë vetë vajza që ka dhënë alarmin dhe ka denoncuar ngjarjen në Polici, por autorët ende nuk janë identifikuar.
E reja aktualisht ndodhet po merr trajtimin e parë mjekësor nga stafi i spitalit Maggiore./ZËRI
Poll