Bota

24-vjeçari francez bën vetëvrasje pas operacionit të dështuar të mjekrës në Stamboll

Studenti 24-vjeçar i Administrimit të Biznesit udhëtoi në Turqi në mars për të kryer transplantin, i cili i kushtoi 1300 euro.

k.m.
24-vjeçari francez bën vetëvrasje pas operacionit të
Mathieu Viger Latour

TURQI- Një i ri francez, Mathieu Viger Latour, vrau veten pas një operacioni të dështuar për mbjelljen e mjekrës në Stamboll. Operacioni u krye në qytetin turk nga një agjent imobiliar, i cili i ishte paraqitur të riut si kirurg. Studenti 24-vjeçar i Administrimit të Biznesit udhëtoi në Turqi në mars për të kryer transplantin, i cili i kushtoi 1300 euro.

MOMENTI ME VIDEO:


Megjithatë, operacioni pati rezultate katastrofike. Të riut iu mbollën mbi 5000 grafte që u transferuan nga koka në fytyrë. Rezultati ishte një mjekër e parregullt që rritej në kënde të çuditshme, duke i dhënë fytyrës së tij një pamje jo të rregullt. Përveç problemit estetik, i riu kishte pësuar edhe djegie dhe shqetësime të forta, të cilat nuk e linin të flinte. Më vonë zbuloi se personi që kreu operacionin nuk ishte një kirurg i specializuar, por një agjent imobiliare, gjë që e tronditi.

Kjo procedurë e gabuar shkaktoi shumë probleme psikologjike për Latour. Pavarësisht përpjekjes së një specialisti belg për të riparuar dëmin, u konstatua se skalpi i Latour-it nuk do të mund të kthehej kurrë në gjendjen e tij fillestare.

Tre muaj pas operacionit, Latour mori vendimin për të kryer vetëvrasje. Babai i tij, i shkatërruar nga humbja e të birit, tani po bën fushatë për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet e turizmit shëndetësor./ZËRI

Poll

MOS HUMB